spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Ministri serb në Qeverinë e Maqedonisë në prag të takimit Kurti – Mickoski: Autoritetet e Prishtinës po terrorizojnë vazhdimisht serbët

Media racin.mk sot ka kërkuar mendim dhe koment nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, për lajmin se policia e Kosovës ka arrestuar pesë serbë në Kosovë nën akuzën për krime ndaj popullatës shqiptare, për të cilën ka reaguar Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën.

Ata e akuzuan kryeministrin e Kosovës për terrorizimin e popullatës serbe.

Stoilkoviq ka komentuar vizitën e nesërme të kryeministrit Kurti në Maqedoni dhe për takimin me kryeministrin Mickoski, i cili do ta ketë takimin e parë me një kryeministër të jashtëm në Shkup pas marrjes së qeverisë.

Teksa Stoilkoviq ka thënë se autoritetet e Prishtinës po terrorizojnë serbët.

“Është për keqardhje dhe për çdo dënim shmangia e pyetjeve për intolerancën ndaj serbëve në Maqedoni nga mediat dhe politikanët shqiptarë dhe normalisht nga disa kolegë tuaj, gjunjët e të cilëve janë ende të mavijosur, edhe pse kanë kaluar disa muaj nga rënia e pushtetit BDI-LSDM. Ju heshtni për fjalimin urrejtës ndaj meje, për tërheqjen e shënjestrës ndaj meje dhe popullit serb në Maqedoni dhe sikur jeni të interesuar për sjelljen e pushtetarëve të Prishtinës që vazhdimisht bëjnë terror ndaj serbëve. E çuditshme, por e pritshme”, ka komentuar Stoilkoviq, raporton klanmk.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit