spot_img
Tuesday, October 22, 2024
spot_img

Ministri Krasniqi paralajmëron mbylljen e Komunës paralele në Graçanicë

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se komunat paralele në Kosovë, përfshirë atë në Graçanicë, do të mbyllen.

Ai theksoi se nuk ka vend për institucionet e Serbisë në Kosovë.

Krasniqi shpjegoi se, megjithëse nuk ka një datë të caktuar për mbylljen, është e pashmangshme. Ai po ashtu përmendi se zyrat paralele ekzistojnë edhe në Skenderaj dhe se të gjitha do të mbyllen, duke theksuar se pas Prizrenit, Dragashit, Klinës, dhe Istogut, radha ka ardhur edhe për Mitrovicën.

“Nëse sot do ta zhvillonim këtë bisedë dhe temë do të ishte mbyllja e zyrës në Graçanicë, ju do të thonit pse s’po mbyllen në Veri. Nuk ka vend për institucione të Serbisë në Kosovës. Nuk e di me datë se kur do të mbyllet. S’dua të banalizoj, por një zyrë paralele është edhe në Skenderaj, edhe ajo do të mbyllet. Pas Prizrenit, Dragashit, Klinës, Istogut, radha ka ardhë në Mitrovicë. Të gjitha do të mbyllen. S’do të mund të ekzistojë në Kosovë asnjë komunë paralele”, ka thënë ministri Krasniqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit