Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Gresa ka treguar se si një rast regjisori i ka kërkuar favore seksuale për të luajtur në një rol, temë kjo që u krijuan debate të forta mes saj, Xuxit e Vullnetit.
Opinionisti, Milaim Zeka i ka dal në mbrojtje Gresës, e cila nuk dha emrin e atij regjisori për të cilin po fliste, teksa e duartrokiti që e ka rrëfyer një gjë të tillë të trishtë si fenomen.
“Kjo është historia më e bukur që ke pas guximin me tregu, historia më trishtuese që e di Xuxi, Vullneti dhe të gjithë ne dhe publiku, jo vetëm favore për role, por favore për punë, studenteve nga profesorët, e favore gazetareve kolegeve tona për vendin e punës, e ty bravo të qofte që e thenë fenomenin më të shëmtuar. Këta dy kolegët e mi në vend ë me të dëgju, Xuxi i di shumë raste në vendin e tij të punës e këta kanë vendos me u tallë me ty”, u shpreh Zeka.