Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovës, Ehat Miftaraj, ka thënë se personat që ia kanë mundësia Gani Jakupit të marr 90 mijë euro mjete nga buxheti i Kosovës, nuk duhet të flenë rehat
Miftaraj ka thënë këtë duke u bazuar se nëse do të kishte prokurori të pavarur dhe profesionale.
“Ata që ia kanë mundësuar Gani Jakupit të marr 90 mijë Euro mjete të buxhetit të Kosovës, nuk do të duhej të bënin gjumin rahat, gjithnjë sipas pretendimeve shumë mirë të elaboruara dhe artikuluara nga avokati Besim Osmani. Gjithsesi kjo vlen nëse do kishim prokurori të pavarur dhe profesionale, e që botërisht dihet që rrallë shumë rrallë ndodh që prokuroria të jetë e pavarur dhe profesionale.” – ka shkruar ai.
Tutje Miftaraj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në mënyrë shumë efikase dhe me metoda amatoreske te shkel ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit.
“Nëse LVV nuk ka arritur asnjë rezultat të prekshëm në fushën e sundimit të ligjit dhe fusha tjera që përmirësojne jeten e qytetarit, e njejta parti në menyre shume efikase dhe me metoda amatoreske te shkel ligjin per parandalimin e konfliktit te interesit.” – ka shkruar ai.
Në fund Miftaraj ka theksuar se gjatë qeverisjes së Albin Kurtit, të lejohet të punosh në OJQ dhe në të njëjtën kohë të emërohesh në borde.
“Gjate qeverise se Albin Kurtit dhe qeverisjes se LVV, te lejohet te punosh ne OJQ dhe ne te njehten kohe te emerohesh ne Borde te emeruara nga Kuvendi, ne borde te emeruar nga qeveria, te shperblehesh me kontrate nga Ministria e Puneve te Jashtme. Turp!” – ka shkruar ai.