Thursday, July 17, 2025
spot_img

Miftaraj: Deputetët e VV-së i kanë ra shkelm fukarallëkut – secili i veshur me garderobë firmato

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj është shprehur se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje i kanë rënë shkelm fukarallëkut.

Ai tha se Kuvendi i Kosovës me shumë po duket si sfilatë mode ku sipas tij, parakalojnë deputetë që të japin përshtypje se po reklamojnë marka të veshjeve të tyre.

“Deputetët e LVV i kanë ra shkelm fukarallakut. Secili/a të veshur me garderobë firmato. Kuvendi i Kosovës me shumë po duket si sfilatë mode ku parakalojnë deputetë që të japin përshtypje se po reklamojnë marka të veshjeve të tyre, duke harruar se aty përfaqësojnë qytetaret që i kane votuar”.

“Deputetët e VV më nuk po flasin për qytetarin e vjedhur, qytetarin e varfër, shtrenjtimin e rrymës, bukës, qumështit dhe jetën e vështirë në Kosovë. Sigurisht, kur jeton i pasur nga buxheti i popullit, nuk ia din dhe nuk kupton hallet e popullit”, ka shkruar tutje Miftaraj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit