spot_img
Saturday, October 26, 2024
spot_img

Miftaraj: Aktakuza është një “xhoker” për Qeverinë Kurti, nëse di ta shfrytëzojë

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj 45 personave për sulmin në Banjskë të Zveçanit është “xhoker” për Qeverinë Kurti.

Miftaraj ka thënë se Qeveria duhet të dijë ta shfrytëzojë këtë “xhoker” në raport me Serbinë. 

“Unë besoj se kjo aktakuzë për Albin Kurtin, për Qeverinë e Kosovës është një ‘xhoker’ në xhep. Sa jemi ne në gjendje ta shfrytëzojmë është çështje tjetër. Nëse ne vazhdojmë me këtë qasje në dialog, me BE-në, Gjermaninë, Britaninë e Amerikën, edhe ky ‘xhoker’ venitet dhe nuk mund ta shfrytëzosh në raport me Serbinë. Në momentin që ambasadori (Christopher) Hill del dhe thotë atë deklaratë që e tha dje, ne e pamë reagimin e presidentit (të Serbisë, Aleksandar) Vuçiq sot. Beogradi, presidenti Vuçiq i di pasojat”, ka thënë ai.

Miftaraj ka shtuar se në aktakuzë pretendohet se grupi kriminal nuk do të mund ta kryente aksionin po që se nuk do të përkrahej nga e gjithë aparatura shtetërore. 

“Në këtë aktakuzë pretendohet që ky grup kriminal prej 45 personave të akuzuar nuk kishte pasur asnjë mundësi minimale të kryejë aksion nëse nuk do ta kishte prapa të gjithë aparaturën shtetërore të Serbisë, prej presidentit Vuçiq, Qeverisë, ushtrisë, policisë”, ka theksuar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit