Sunday, March 30, 2025
spot_img

Miftar Miftari që u plagos mbrëmë në Prishtinë – sa është bërë baba, më 24 mars kishte publikuar një foto me beben

Një gjuajtje me armë zjarri ka tronditur mbrëmë Prishtinën, ku për pasojë mbeti një i vrarë dhe një i plagosur.

Viktimë e rastit, siç raportoi ekskluzivisht është: Naser Gashi, 62 vjeçar, i cili përpos që dyshohet se u qëllua me armë, u raportua se u qëllua edhe me thikë në gjoks.

Gazeta ka raportuar se i dyshuar për rastin është: Alban Gashi. Ndërsa i plagosuri tjetër është: Miftar Miftari, 41 vjeçar.

I dyshuari siç merr vesh Gazeta ka të kaluar kriminale dhe siç mësohet ka pasur edhe më herët probleme me Miftar Miftarin.

Ky i fundit duket se këto ditë është bërë baba i një fëmije. Kështu së paku tregon një fotografi që e ka siguruar Gazeta.

Në të Miftari shkruan se “ju përshëndesim unë me Drinën 24.03.2025”.

“Mirë jena shyqyr prej Zotit, sa nihëm prej spitalit të gjyshi dhe gjyshja. Ju duam”, thuhet në postimin e Miftarit.

Miftari u plagos mbrëmë pas të shtënave me armë në Prishtinë, derisa ishte në një kafe te pjesa e njohur si 4 Llullat.

Sipas mjekëve kujdestarë, gjendja e Miftar Miftarit është stabile.

Ai pasi ka marrë ndihmën e parë në emergjencë, është zhvendosur në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm.

Nërsa, janë duke vazhduar kërkimet për gjetjen e autorit të krimit, i cili sipas Policisë, por edhe ashtu siç ka raportuar Gazeta mbrëmë, nuk ka qenë vetëm kur e ka kryer aktin.

Siç njoftoi sot Policia dy persona me maska dhe armë kanë shtënë në drejtim të viktimës dhe të plagosurit Miftar Miftari.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit