spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Meta pas arrestimit: Krenar që u rrëmbeva nga antishqiptarët vetëm për patriotizmin tim

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka folur pas arrestimit të tij, ku ka thënë se “ndihet krenar” që është “rrëmbyer dhunshëm” nga “antishqiptarët” dhe “shqipfolësit”, sipas tij vetëm për patriotizmin e tij dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

Ai përmes një postimi në Facebook ka falënderuar përzemërsisht të gjithë anëtarët e partisë së tij, për mbështetjen e dhënë.

Ish-presidenti shqiptar mes tjerash tha se armiqve të kombit dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë.

“Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike! Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat”, shkroi ai.

“Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë”, shtoi Meta.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit