Lionel Messi tashmë është rikthyer nga lëndimi që pësoi në finalen e Copa Americas ndaj Kolumbisë.
Menjëherë pas rikthimit është bërë vendimtar tek Inter Miami.
Ai realizoi mbrëmë dy gola në fitoren e skuadrës së tij ndaj Philadelphia Union.
Argjentinasi fillimisht shënoi në minutën e 26-të pas një asistimi nga Alba.
Kurse golin tjetër e realizoi katër minuta më vonë pas një topi të dhënë nga Suarez.
Përveç dy golave ai asistoi edhe tek goli i tretë i shënuar nga Luis Suarez.
Inter Miami fitoi me rezultat 3-1.
Pas 28 xhirosh, skuadra e Messit ndodhet në pozitën e parë me 62 pikë.