spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Mësimdhënësit nisin nënshkrimin e peticionit të SBASHK: Nga nëntori mund të hyjmë në grevë!

BASHK ka nisur një peticion në shkolla përmes të cilit kërkon nga mësimdhënësit të deklarohen nëse janë për veprime sindikale, nëse Qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre, siç janë nënshkrimi i Kontratës Kolektive dhe negocimi i vlerës së koeficientit të pagave për vitin 2025.

“Me nënshkrimin tim, vullnetarisht deklaroj se në qoftë se më së largu 10.11.2024 dështojnë përpjekjet që më dialog social në mes të SBASHK dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të arrihet pajtueshmëri, që të realizohen kërkesat tona si anëtarë të SBASHK-ut për:

  1. Nënshkrimin e Kontratës Kolektive të Arsimit në Kosovë të dorëzuar në MASHTI me datën 02.10.2024
  2. Negocimin e vlerës së koeficientit të pagave për vitin 2025.
    Obligohet Kryetari i SBASHK-ut, që duke u bazuar në Ligjin për organizimin sindikal dhe Ligjin për Grevën, të filloj menjëherë veprimet e përshkallëzuara sindikale, duke mos përashtuar edhe grevën e përgjithshme, ashtu siç thuhet në ligjet e lartcekura deri në realizimin e kërkesave tona.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit