Pas lajmit të ndarjes nga jeta të Papa Françeskut në moshën 88-vjeçare, figura të njohura nga e gjithë bota kanë shprehur ngushëllimet e tyre – mes tyre edhe ylli i futbollit, Lionel Messi.
Përmes një postimi emocional në Instagram, kapiteni i Inter Miami-t dhe fituesi i tetë herë i Topit të Artë, e kujtoi Papën si një njeri të jashtëzakonshëm dhe frymëzues për të gjithë.
“Një Papë unik, i afërt, argjentinas. Pusho në paqe, Papa Françesku. Faleminderit që e bëre botën një vend më të mirë. Do të na mungosh”, shkroi Messi.