spot_img
Friday, March 14, 2025
spot_img

Mes lotësh, sikur para 27 vjetësh, Osman Musliu flet për masakrën e Prekazit

Pas vrasjes së 56 shqiptarëve, burra, gra e fëmijë, forcat serbe i kishin dërguar në Prishtinë Jasharët e Prekazit dhe më pas kthyer në një depo në Skenderaj.

Osman Musliu që më 10 shkurt aty kishte shkuar në rolin e hoxhës, shpjegon mes lotësh atë që ka ndier 27 vjet më parë.

“Kam mendu që është baballëku i Hamzës, dhe mu afru tha, hoxhë, Hamzës bre ia paskan vra krejt fëmijët, s’koka asnjë hiç. Atë moment jam kanë shumë i emocionum dhe sa herë e kujtoj atë moment mezi ndalna”, thotë hoxha Musliu.

Mulla Osmani siç njihet në zonën e Drenicës rrëfen se presioni ishte I madh që varrimi i Jasharëve të kryhej pa vonesa.

Ai tregon se si e kreu fshehurazi ritualin fetar islam për të vdekurit më 10 shkurt dhe si ishte bërë varrimi i Jasharëve dy herë brenda dy ditësh.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit