spot_img
Friday, October 25, 2024
spot_img

Merret vendimi kundër katër serbëve të arrestuar për sulm ndaj Policisë së Kosovës

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur masën e arrestit shtëpiak kundër katër serbëve të arrestuar për sulmin ndaj Policisë së Kosovës para dy ditëve më parë në veri të Mitrovicës.

RN (2004), LK (2005), VJ (2003) dhe MM (2005) ishin arrestuar nën dyshimin se kanë fyer dhe sulmuar dy policë, njëri prej të cilëve, sipas policisë, ka pësuar lëndime.

Aktgjykimi i themelores nuk është publikuar akoma, mirëpo sipas raportimeve nga mediat serbe, prindërit e fëmijëve të arrestuar e kanë konfirmuar se ndaj të rinjve serbë është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak.

Prindërit e fëmijëve të arrestuar si dhe avokatët e tyre kanë pretenduar se Policia e Kosovës kishte ushtruar dhunë ndaj të arrestuarëve dhe kësisoj janë organizuar protesta sot në veri të vendit.

Për shkak të sigurisë, të rinjtë serbë janë gjykuar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit