spot_img
Monday, February 24, 2025
spot_img

Merr tjetër rrjedhë hetimi për vde*kjen e Liam Payne; kush janë dy gratë me të cilat pati marrëdhënie intime atë ditë?

Detaje të reja janë paraqitur në gjyqin për të akuzuarit që mendohet se sollën vdekjen tragjike të ish-yllit të “One Direction”, Liam Payne.

Miku i ngushtë i artistit, Rogelio “Roger” Nores dhe dy anëtarë të stafit në hotel ishin akuzuar për vrasje nga pakujdesia, por pas gjyqit të së enjtes, ata u shpallën të pafajshëm.

Siç raportohet nga Mail, një ekzaminim mjeko-ligjor i orëve të fundit, zbuloi se Liam punësoi dy gra në internet, Aldana Serrano, 31 vjeç dhe Lucila Goitea, 27, të cilat i ftoi në dhomën e tij.

Ato mbërritën në orën 11:30 të 16 tetorit dhe gjetën Liam duke marrë drogë, pohuan dokumentet.

Sipas raportimit, këngëtari u kërkoi grave t’i sillnin më shumë drogë. Të tre ata më vonë kanë bërë seks dhe më pas Liam u kërkoi atyre të largoheshin rreth orës 16:00.

Më parë u raportua se ylli i One Direction ishte parë duke debatuar me një grua për para’ në hollin e hotelit.

Vajzat argjentinase u pyetën të dyja nga policia dhe tregimet e tyre thuhet se përputheshin.

Liam Payne kishte shkuar për të rinovuar vizën e tij argjentinase së bashku me partneren tij, Kate Cassidy, e cila u largua pak ditë përpara se të ndodhte tragjedia, kur Liam ra nga kati i tretë i ballkonit në hotelin ku rrinte në Buenos Aires, duke humbur menjëherë jetën.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit