Sunday, October 13, 2024
spot_img

Mërgimtari në Mynih i drejtohet Kurtit me ”Shac të kena”, ky i thotë se fjalën shac e mësoi prej tyre

Kryeministri Albin Kurti, gjatë një takimi me mërgimtarët shqiptarë në Mynih, ka shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e tyre të vazhdueshëm ndaj atdheut.

Duke përdorur fjalën shac, një term gjerman që në shqip nënkupton thesar, ai theksoi se mërgimtarët janë një pasuri e çmuar për vendin.

”Fjalën shac, e kam mësuar prej juve që do të thotë thesar. Ndonjëherë përdoret në Kosovë, për t’ju përshkruar juve mërgimtarë të Gjermanisë”.

”Unë do doja të theksoj se mërgimtarët tanë i konsideroj me të vërtetë thesar, të njohurive profesionale të mbështetjes politike dhe ndihmës financiare, për vendin tonë, për atdheun tuaj”.

Derisa Kurti, mbante fjalimin e tij, njëri nga mërgimtarët dëgjohej t’i drejtohej kryeministrit me: ”Shac të kena”.

Ndërsa po kryeministri vazhdonte:

”Edhe ne atje në Kosovë, që nuk e dijmë gjermanishten, por po e mësojmë nga pak, kemi fillu me i tho njëri-tjetrit shac”.

”Por, shac i themi vetëm atyre që e duan atdheun fortë, dhe kontribuojnë jashtëzakonshëm”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit