Thursday, July 10, 2025
spot_img

“Menzi prita mu kthy met pa..”, mesazhi emocionues i vajzës nga Kaçaniku që i vdiq babai në aksident

Një person ka vdekur si pasojë e rrokullisjes së një traktori që ka ndodhur sot rreth orës 14:15, në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve” në Kaçanik.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka pohuar se menjëherë pas pranimit të informacionit, patrullat policore janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes dhe është kërkuar ndihma emergjente, pasi në vendin e aksidentit është gjetur një person i shtrirë në tokë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas tij, pas mbërritjes së ekipit mjekësor të urgjencës, është konfirmuar se personi nuk kishte shenja jete.

Personi që mbeti i vdekur në aksident është veteran i UCK’së nga Kaçaniku, Sabri Mani.

E vajza e tij ka emoconuar me shkrimin për babain e ndjerë.

🕊

Zoti në xhehnet baba jem. “🕊
Zoti në xhehnet baba jem. Menzi prita mu kthy met pa, po s’paska qenë e shkrume🥺“, mesazhi emocionues i vajzës nga Kaçaniku që i vdiq babai si pasojë e aksidentit me traktor”, shkroi ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit