Sunday, October 13, 2024
spot_img

Mëngjes në Florida, lajmërohet drejtori shqiptar: Nuk kemi mundësi të lëvizim, Policia ka dhënë urdhër – ka dëme në njerëz

Sot, Florida është zgjuar pas një nate tejet të mundimshme, duke u përballur me uraganin ‘Milton’, i cili mbërriti në tokë rreth orës 20:00, në kategorinë e 3-të të fuqisë, nga e 4-ta që ishte parashikuar.

Goditja e këtij uragani me tokën fatkeqësisht ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, e, që përveç tyre, dyshohet edhe për viktima.

Pikërisht në Florida, ku u lëshua ky uragan i fuqishëm, drejtori i Televizionit “Florida Shqiptare”, Ardian Kraja, mbrëmë deklaroi se jetojnë përafërsisht 30-40 mijë shqiptarë.

Për t’i dhënë detajet e fundit rreth dëmeve nga ky uragan, ai u lajmërua sot me t’u zbardhur dita, ku drejtpërsëdrejti paraqiti gjendjen nga atje.

Kraja thotë se mëngjesi i ditës së sotëm po shënohet i kthjellët, me një erë të lehtë, teksa shton se përveç dëmeve materiale, ka dëme edhe në njerëz.

“Ka shumë degë në tokë, ndoshta dëmet mund të jenë edhe më të mëdha. Nuk kemi mundësi që të lëvizim dhe të kalojmë në zonat e tjeta, sepse Policia ka dhënë urdhër, sepse ka shume pemë nëpër rrugë, nëpër zonat e tjera, sidomos në zonat e plazhit, por këndej gjithçka është në rregull.

“Siç e shikoni, shtëpia është në vend, ka edhe shume degë të rëna nëpër tokë. Uragani tek ne mbrëmë erdhi në 20:30. Ishte me kategori 3. Siç duket, nëpër zonat ku ka pasur batica e zbatica, ka pasur dëme, sigurisht që ka pasur dëme edhe në njerëz, por fatmirësisht, këtu tek ne gjërat kanë shkuar mirë. E shpresoj këtë edhe për të gjithë bashkëatdhetarët e mi”, tha Kraja drejtpërsëdrejti nga Florida.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit