Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, parti kjo që u rrit në zgjedhjet e fundit të mbajtura me 9 shkurt, është deklaruar për kolaicionin e mundshëm me Vetëvendosjen.
I pari i PDK-së, ishte krejt i prerë.
”Jo nuk shkojmë në koalicion. Pikë. Në asnjë formë. Pikë… nuk bëjmë koalicion me Vetëvendosje sepse nuk na lidh asgjë. Në kuptim as program, e as parimor, e as në kuptimin qysh e shohim të kaluarën, e aq më pak qysh e shohim të ardhmen. Ne nuk kemi pika që na kishin me na bë bashkë”, ka thënë Krasniqi.