Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka publikuar një fotografi nga Kuvendi teksa është ankuar ndaj opozitës.
“PDK-LDK nuk po i dëshiron mandatet e deputetit, kështu e respekton votën e qytetarëve opozita”, ka shkruar Bajqinovci.
Para pak minutave janë publikuar mesazhet e Elbert Krasniqit dhe dikujt me inicialet A.K, të cilit i raporton se i ka katër vota nga Lista Serbe.
Po ashtu, pyet nëse Vetoni, me shumë gjasë VETON Berisha është propozuar për ministër, dhe merrr përgjigje se “JO”.
Tutje, ai thotë se “nuk kemi marrëveshje për nënkryetar të Kuvendeve”.
Më pas, Krasniqi i shkruan dikujt tjetër, dhe i thotë “KM”, me gjasë kryeministri Albin Kurti, “nuk po më përgjigjet”.
Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhje të 9 shkurtit shkon në këtë seancë pa treguar nëse i ka votat për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë e re.
Madje, VV-ja ende nuk ka propozuar as kandidatin për kryeparlamentar, i cili i takon me Kushtetutë të Kosovës.