Kapiteni ynë kombëtar feston me topin nën fanellë dhe duke puthur gishtin e madh.
Ashtu siç shpesh futbollistët paralajmërojnë shtatzëninë e partneres së tyre, ka shkruar mediumi zvceran “Blick”.
“Fëmija numër 3? Xhaka me festim shumë të veçantë!
Festimi i Xhakës me top ndër fanellë
Prandaj mund të supozohet se ai dhe gruaja e tij Leonita do të bëhen prindër për herë të tretë pas vajzave të tyre Ayana (5) dhe Laneja (3).
Megjithatë, fillimisht nuk dukej se Xhaka do të kishte çfarë të festonte këtë të shtunë”, ka shkruar më tej.
Granit Xhaka ka asistuar në golin e minutës së 30-të dhe ka realizuar eurogol në minutën e 82-të në fitoren e Bayer Leverkusenit me rezultat 5:2 ndaj Heidenheimit.