spot_img
Friday, November 8, 2024
spot_img

Media serbe: Zviceranët e gjetën një shqiptar të ri për të provokuar Serbinë! Dje luajti në Serbi! 

Zvicra po përgatitet për fitore kundër Serbisë në kuadër të Ligës A të Kombeve në futboll.

Serbët po i druhen për faktin se e dijnë fuqinë e Zvicrës me kapitenin Granit Xhaka.

Media serbe ka një hall tjetër tani, i druhet një shqiptarit që konsiderohet se mund të shkatërrojë Mitroviqin dhe Vllahoviqin.  

Pamfleti serb pa fije turpi e quan provokim vetëm se Hajdari është shqiptar.

“Zviceranët gjetën një shqiptar të ri për të provokuar Serbinë! Dje luajti në Serbi, dhe detyra e tij e parë është të “shkatërrojë” Mitroviqin dhe Vllahoviqin”, është titulli i mediumit serb “Kurir”. 

“Trajneri i Zvicrës Murat Yakin tashmë ka bërë të ditur se cilët lojtarë po llogarit në dy ndeshjet e fundit në të cilën do të tentojë të mbijetojë në grupin 4 të Ligës A.

Aktualisht Spanja kryeson grupin me 10 pikë, Danimarka ka shtatë, Serbia katër dhe Zvicra një. Skuadra e fundit bie në Ligën B.

Për të arritur objektivin e mbijetesës, Yakin do të mbështetet në katër futbollistë me origjinë shqiptare. Për duelet kundër Serbisë më 15 nëntor dhe Spanjës më 18 nëntor, janë ftuar kapiteni Granit Xhaka, mesfushori Ardon Jashari, sulmuesi Andi Zeqiri dhe mbrojtësi Albian Hajdari.

Jashari rikthehet pas një kohe të gjatë në përzgjedhjen e Zvicrës, ndërsa Hajdari u ftua për herë të parë.

Hajdari ka lindur në qytetin zviceran të Biningenit në vitin 2003, por prindërit e tij vijnë nga Kamenica e Kosovës.

Në moshën 11-vjeçare, ai mbërriti në Basel, nga ku shkoi në Juventus pas gjashtë sezonesh.

Megjithatë, ai nuk luajti asnjë ndeshje për klubin torinez, përkundrazi ai vazhdimisht u huazua dhe kështu përfundoi në Lugano.

Ai u bë i njohur për futbolldashësit në Serbi si pjesëtar i Luganos në ndeshjet kundër Partizanit dhe tani ndaj TSC.

Lugano ka pësuar të enjten një disfatë të rëndë në Baçka Topolla me 4:1.

Hajdarin e pret një detyrë e vështirë për të ndalur sulmin serb, përkatësisht Aleksandar Mitroviqin apo Dushan Vllahoviqin”, – shkruan media serbe.

“Ne e dimë se duhet ta mposhtim Serbinë. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta fituar ndeshjen”, tha Murat Yakin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit