spot_img
Saturday, October 26, 2024
spot_img

Media serbe: Tema kryesore në Mitrovicën është spekulimi për shpalljen e okupimit

Tema kryesore në Mitrovicën e Veriut janë spekulimet e publikuara nga mediat e regjimit serb se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mund të shpallë “okupimin e një pjese të territorit të Serbisë”, dhe se për momentin njerëzit janë të shqetësuar nëse kjo në fakt do të ndodhë ose nëse është diçka që praktikisht Serbia do ta bëjë për të paralajmëruar edhe një herë komunitetin ndërkombëtar për atë që pretendohet se “po bën qeveria e Kosovës, gjë që nuk është në përputhje me dialogun që duhet ta zgjidhë këtë çështje”, raporton N1.

Siç përkujton reporteri i N1, në korrik, Lista Serbe ka dërguar një kërkesë qeverisë së Serbisë me të cilën ka kërkuar që Policia e Kosovës të shpallet “organizatë terroriste”.

Ata kanë numëruar një sërë, gjegjësisht një listë të gjithçkaje që kishte bërë Policia e Kosovës në periudhën paraprake, “nga arrestimi i njerëzve e deri te aplikimi i brutalitetit ndaj njerëzve që jetojnë në veri” – por qeveria serbe nuk e ka pranuar këtë, shkruan N1.

Lista Serbe dje është takuar me shefin e ri të zyrës së BE-së në Prishtinë dhe e ka “njoftuar se njerëzit kanë frikë nga Policia e Kosovës dhe se ajo nuk zbaton atë që duhet në përputhje me kompetencat e saj”.

Kur bëhet fjalë për masat e pritshme, d.m.th. shpalljen e “okupimit të një pjese të Serbisë”, njerëzit nuk besojnë se një gjë e tillë mund të ndodhë siç shkruajnë mediat në shërbim të regjimit serb, por mendojnë se kjo mund të bëjë presion mbi komunitetin ndërkombëtar, i cili mund të bëjë presion ndaj kryeministrit të Kosovës, raporton N1.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit