spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Media serbe: Si zemëruan të gjithë rajonin këngëtaret shqiptare Bebe Rexha, Dua Lipa e Rita Ora

Media serbe “Nova”, e cila kryesisht nuk ndjek qëndrimin e shtetit të Serbisë në raport me Republikën e Kosovës, ka shkruar një artikull në lidhje me këngëtaret e famshme botërore e të cilat kanë prejardhje shqiptare – Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha.

Por, kësaj radhe ka zgjedhur të mos shkruar për suksesin e tyre, mirëpo për komentet e tyre të cilat kanë ngjallur reagime të shumta, sidomos në “botën” serbe.

Më poshtë, ju sjellim të plotë artikullin (me pak ndërhyrje):

Nga shqiponja dykrenare te përvetësimi i ajvarit: Si zemëruan të gjithë rajonin këngëtaret me origjinë shqiptare

Këngëtare të shumta me origjinë shqiptare ishin shënjestër e reagimeve negative për shkak të komenteve të tyre.

Bebe Rexha është e fundit në këtë seri. Në një postim të ri në Instagram, ajo ka treguar se pas 12 vitesh ka vizituar vendlindjen e babait të saj, Dibër në Maqedoni të Veriut.

“Rilidhja me rrënjët dhe familjen time ishte thellësisht emocionuese. Vizita në varrin e gjyshit tim ishte veçanërisht e rëndësishme sepse nuk munda të merrja pjesë në funeralin e tij sepse isha në turne”, tha ajo.

Ajo shtoi se familja do të thotë gjithçka për të dhe se kjo vizitë i kujtoi asaj rëndësinë e mbajtjes së marrëdhënieve.

“Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, për mua është e gjitha Shqipëria ime”, ka shkruar ajo në komente.

Shumë ndjekës e kritikuan atë për komentin në fjalë.

“Provokim total ose mungesë edukimi”, “Qyteti quhet ‘Debar’, jo Dibër”, “Na falni vëllezër maqedonas, tash e shihni si e kemi ne”, “Ka aq shumë libra për historinë dhe gjeografinë që mund të lexoni”, janë vetëm disa nga komentet.

Kjo nuk është hera e parë që Bebe Rexha ndeshet me komente negative. Në vitin 2020, vetëm pak muaj pasi kolegia e saj Dua Lipa (me origjinë nga Kosova) foli për ajvarin e Leskocit si “ushqim kombëtar shqiptar” dhe “specialitet nga Shqipëria”, edhe Rexha e “përvetësoi” këtë ushqim.

Ajo ka postuar një video-story në Instagramin e saj ku shihet teksa e shpërndan ajvarin në një copë buke dhe thotë se është një “ushqim shqiptar që të gjithë e duan” dhe se “shkon shumë mirë me vezë”.

Është interesant fakti se edhe kavanozi i saj me ajvar nuk ka ardhur nga Shqipëria, por nga Maqedonia e Veriut, gjë që argëtoi edhe përdoruesit e internetit të cilët nuk e huçën paradoksin.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, shkaktoi stuhi në vitin 2020 me një postim në Instagram ku shkruante “Pse Kosova nuk është dhe nuk do të jetë Serbi”, dhe më pas i kërkoi kompanisë “Apple” që në harta të produkteve të saj të përfshijë Kosovën e pavarur dhe Palestinën. Ndaj njoftimeve të Duas kanë reaguar ashpër serbët që e ndjekin punën e saj, përfshirë edhe disa fytyra publike. Megjithatë, kjo nuk ishte hera e parë që Dua Lipa propagandonte idenë e një Kosove të pavarur dhe të “Shqipërisë së Madhe”.

Pas ndeshjes që kombëtarja e Serbisë ka zhvilluar gjashtë vite më parë kundër Zvicrës, Dua Lipa ka përkrahur mënyrën se si përfaqësuesit e kombëtares zvicerane, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka e kanë festuar golin.

Në atë kohë, ajo mirëpriti lëvizjet e Xhakës dhe Shaqirit në Instagram, të cilët pas golave vendosën duart në gjoks, duke simbolizuar kështu simpatinë e tyre për idenë e të ashtuquajturës “Shqipëria e madhe”, sepse në të vërtet është pikërisht ky urim që edhe përdoret për shkak të shqiponjës në flamurin shqiptar.

Se Dua Lipa nuk zgjedh as vendin dhe as kohën kur do të promovojë idenë e “Shqipërisë së Madhe”, e tregoi në vitin 2019 në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë, organizatore dhe pjesëmarrëse e të cilit është ajo.

Kështu, ajo atëherë ka përshëndetur të gjithë të pranishmit me simbolin e shqiponjës dykrenore. Siç thuhet, ajo ka gëzuar të pranishmit me atë provokim. Të njëjtën gjë ka bërë edhe tani, duke pasur parasysh që festivali “Sunny Hill” po vazhdon. Ajo ka postuar këtë foto në storyn e saj në Instagram:

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, me origjinë nga Prishtina, por me adresë në Londër, fitoi popullaritet mbarëbotëror disa vite më parë.

Në vitin 2013, Rita publikoi albumin e ri “You and I” dhe për qëllime promovimi vendosi të pozojë para një billbordi ku shpallte projektin e saj të ri. Prapa saj alternoheshin reklama të ndryshme, derisa u shfaq ajo që priste këngëtarja, e njëra prej tyre ishte reklama me imazhin e tenistit më të mirë në botë, Novak Gjokoviq.

Kur u shfaq fotoja e tij, ylli nga Shqipëria (këtu ia huç media serbe, sepse Rita është nga Kosova / shën.red.) shikoi billbordin dhe tundi dorën dhe kur fotoja e saj doli, ajo buzëqeshi sërish.

Ky nuk është skandali i vetëm i këngëtares së njohur. Dy vite më parë, ajo u sulmua për shkak të pakënaqësisë ndaj vendimit të kompanisë “Apple” që në aplikacionin e saj “Apple Maps” ta shfaqë Kosovën si pjesë integrale të Serbisë.

Në atë kohë, Rita fillimisht kishte postuar një storie me print screen të Apple Maps në profilin e saj në Instagram, dhe në cep shkruante “Vendosni Kosovën në hartë”.

“Do të doja që Apple të jepte disa përgjigje duke e vendosur Kosovën në hartë! Shqipëria dhe Kosova kanë shumë talente kaq të bukura dhe të mëdha, dhe unë jam krenare për të gjithë kolegët e mahnitshëm, gratë e forta, të talentuara që përfaqësojnë trashëgiminë tonë. Duke përhapur dashuri, paqe dhe bashkim sot”, tha këngëtarja me atë rast.

Në shkurt të vitit të kaluar, ajo uroi 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Mund të flisja pafund për rrugëtimin tim me njerëzit e mi në Kosovë. Uroj pavarësinë e Kosovës dhe ju falënderoj për gjithë këto vite krenarie dhe mbështetje”, ka thënë ajo në një video-adresim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit