Diçka e pazakonshme ka ndodhur në sportin e taekwondos, që i ka dhënë shkas pamfletit serb që t’i turret shtetit të Kosovës.
Çfarë shkruan ky pamflet serb “Kurir” që e ka fobi shtetin e Kosovës?
“Një vajzë goditet me shuplakë në një Kampionat Evropian për fëmijë për fëmijë në taekwondo, të mbajtur në Shqipëri, është shfaqur gjithashtu edhe në video.
Kujtojmë, skena tronditëse kanë ndodhur mëngjesin e sotëm pas finales për vajzat deri në 8 vjeç. Në të ka marrë pjesë Nina Saviq, tekwodistja serbe nga klubi Shabaci dhe një garuese nga shteti i Kosovës.
Nina fitoi bindshëm dhe fitoi medaljen e artë për Serbinë dhe më pas ndodhi diçka krejtësisht e çmendur.
Trajneri i Kosovës filloi ta godasë me shuplakë vajzën”, – ka shkarravit ky medium.
“Trajneri u pezullua menjëherë për gjashtë muaj”, shkruan më tej.