spot_img
Sunday, February 23, 2025
spot_img

Media maqedonase: UEFA i dha një goditje të fortë Vuçiqit, në Tiranë, jo në Beograd

Shqipëria së bashku me Serbinë e fituan edhe zyrtarisht organizimin e Kampionatit Evropian U21 për vitin 2027.

“Të paktën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është i kënaqur, shkruan mediumi maqedonas “Sportsport”. 

“Përkundrazi, të gjithë janë tronditur pasi UEFA njoftoi sot se finalja e atij Europiani do të luhet në Tiranë dhe jo në Beograd.

Natyrisht, kjo është një goditje e madhe për Vuçiqin, i cili ka muaj e muaj që mburret se Serbia do ta fitojë finalen dhe prandaj stadiumi i ri në Beograd duhet të përfundojë sa më parë”, shkruan më tej.

“Me Shqipërinë mund të bëjmë ofertë për organizimin e Kampionatit Evropian 2027.

Ata e hapin turneun dhe ne do të luajmë finalen në Beograd, në stadiumin e ri kombëtar”, kështu kishte thënë Vuçiqi të paktën dhjetë herë.

“Megjithatë, dushi i ftohtë erdhi sot.

Nuk është çudi që Aleksander Ceferin i dha një goditje të dhimbshme presidentit të Serbisë”, ka shkruar mediumi maqedonas.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit