spot_img
Wednesday, January 8, 2025
spot_img

Media boshnjake: Kosova, në zemër të Evropës, i dha Serbisë një goditje të re e të rëndë

Media boshnjake “Sportsport” ka shkruar për ndeshjet e kombëtares së Kosovës që ka zhvilluar për tri ditë më radhë në Winterthur të Zvicrës, ku u përballen me Holandën, Zvicrën dhe Italinë.

Kjo media shkruan se Kosova i ka dhënë një goditje tjetër të rëndë Serbisë.

“Një hap i madh përpara për hendbollin e Kosovës! Kosova, në zemër të Evropës, i dha Serbisë një goditje të re e të dhimbshme

Përderisa në Serbi po përpiqen në çdo mënyrë të mundshme ta rifitojnë Kosovën dhe po lobojnë kundër këtij vendi sa më shumë që të jetë e mundur,

Prishtina po zgjeron rrjetin e saj të partnerëve në mbarë Evropën.

Të dielën është nënshkruar edhe një kontratë me rëndësi e vendimtare për hendbollin e Kosovës.

Në Kosovë, futbolli është deri tani sporti më i popullarizuar, por edhe sportet e tjera, siç është hendbolli, kanë përjetuar një zgjerim gjatë viteve të fundit.
Kështu u paraqit kombëtarja e Kosovës ditët e fundit në ‘Yellow Cup’, një nga turnetë përgatitore më të njohura të hendbollit.

Është një garë që mbahet prej pesë dekadash dhe këtë vit përveç Zvicrës dhe Kosovës morën pjesë edhe ekipet e Holandës dhe Italisë.

Kosova nuk ka kaluar mirë në turne dhe kanë pësuar të tria disfatat, e fundit ka ardhur të dielën ndaj Italisë 28:25.

Më parë, holandezët ishin më të mirë me 36:24, dhe zviceranët 34:24 ndaj Kosovës

Gjatë të gjitha ndeshjeve Kosova pati një mbështetje të shkëlqyeshme me një numër të madh flamujsh në tribuna dhe simbole të ndryshme specifike për popullin shqiptar.

Edhe pse kaluan keq në fushë, Kosova mori atë për të cilën erdhi në Zvicër, që është një kontratë e vlefshme me Federatën e një prej vendeve më të zhvilluara në Evropë.

Përkatësisht, dy federatat e hendbollit kanë nënshkruar kontratë të re për vazhdimin e bashkëpunimit, e cila i referohet komunitetit shqiptar nga Kosova në Zvicër.
Projekti “Handbolli na bashkon” synon të regjistrojë akte me rrënjë shqiptare në shkollat e hendbollit në Zvicër, në mënyrë që ata të luajnë më pas për kombëtaren e Kosovës.

U organizua edhe tubimi “Meet the Stars”, ku fëmijët me origjinë shqiptare patën mundësinë të shoqërohen me hendbollistë nga Kosova.

Zvicra ka një komunitet të madh shqiptar, në atë vend ka shumë banorë me origjinë nga Kosova dhe bashkëpunimi mes këtyre dy vendeve po përforcohet nga viti në vit dhe kjo është diçka që sigurisht mund t’i shqetësojë të gjithë në Serbi”, ka shkruar “Sportsport”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit