spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Media boshnjake befason: Tre lojtarë serbë janë larguar për shkak të Vedat Muriqit 

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është lojtari më i rëndësishëm i Mallorca në sezonet e fundit.

Pas disa luhatjesh në performancë edhe për shkak dëmtimi, në fundin e sezonit të shkuar, Muriqi u rikthye në nivelin më të lartë.

Sulmuesi shqiptar realizoi në ndeshjen kundër Real Madrid, në barazimin 1:1 të Mallorca dhe dha asist në fitoren e fundit ndaj Leganes.

Media boshnjake

Image

Për tifozët e Mallorca, Muriqi është lojtari më i preferuar dhe është kthyer në idhull. Madje tifozët e kanë pagëzuar me nofkën pirati. Shqiptari ka rrëmbyer zemrën e tyre, por kjo duket se nuk i ka pëlqyer lojtarëve serbë.

Media boshnjake, “Sportsport.ba”, aludon se 3 lojtarët serbë të Mallorca, praktikisht të gjithë lojtarët serbë te kjo skuadër, janë larguar për shkak të piratit shqiptar, se nuk e duronin dot ambientin ku idhulli i tifozëve dhe lojtari më i rëndësishëm ishte shqiptari Vedat Muriqi.

Në sezonin e shkuar Mallorca kishte tre lojtarët me origjinë serbe, Rajkoviq, Radonjiq dhe Nastasiq. Të gjithë këta futbollistë u larguan këtë verë, Rajkoviq kaloi te Al Ittihad, Radonjiq te Torino dhe Nastasiq u largua në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Do të ishte shumë rastësi që tre lojtarë të së njëjtës kombësi të largohen nga një skuadër brenda pak ditësh, tifozët mendojnë se arsyeja gjendet e Vedat Muriqi”, shkruan media boshnjake.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit