spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Medalja e parë olimpike për Shqipërinë, vjen reagimi nga Edi Rama

Chermen Valiev në histori. Shqipëria fiton medaljen e parë olimpike në historinë e pjesëmarrjeve të saj.

Mundësi i natyralizuar si Shqiptar arriti të mposhtë 6-2 Viktor Rassadin nga Taxhikistani.

Valiev u eliminua të premten në çerekfinale nga uzbekistanasi Zhamalov, por mundësi shquptar ishte në garë ditën e shtunë për një medalje bronzi dhe arriti t’ia dalë të triumfojë, duke sjellë medaljen e parë historike.

Shqipëria ishte një nga 5 vendet që nuk kishte fituar kurrë medalje olimpike, së bashku me Bosnjen, Maltën, Monacon dhe Andorran.

E tani ka ardhur edhe reagimi nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Medalja e Parë Olimpike në historinë tonë është një lajm që flet shumë për punën e Komitetit të Rilindur Olimpik Shqiptar nën drejtimin e Fidel Yllit; për të vërtetën që Shqipërisë jo nuk i ikin më talentet sportive të lindura këtu, po talente të lindura gjetkë e zgjedhin si atdheun e dytë për t’u stërvitur në kushte optimale e për t’u ngjitur në majat e botës me flamurin kuqezi; si edhe për fillimin e një historie të re, që në vite do të sjellë fryte të tjera të gëzueshme falë lëvizjes masive sportive për fëmijët dhe investimeve masive në palestra e në infrastrukturë sportive që do të vazhdojnë”, shkroi Rama në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit