Sot, në “Ditën e Forcës”, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi se ka nënshkruar një vendim për themelimin e komisionit me qëllim të vlerësimit dhe nisjes së procedurave e negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe për laborator mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot.
Këtë deklaratë të kryeministrit e komentoi sonte Bilall Sherifi nga partia Nisma, duke thënë se Kurti në fund të mandatit e lansoi vetëm idenë.
“Me pas dalë aty sot me i pre shiritat i kisha thanë bravo, por kjo tash në fund të mandatit po e lanson vetëm idenë, nuk u kuptua a do jetë ndërmarrje private a do ta ndërtojë shteti…”, tha Sherifi.
Tutje, Sherifi tha se në kohën e skandaleve të qeverisë “kjo u bë me i ushqy militantët”.
“Nga krejt kjo del një tendencë për me i ushqy pak militantët me material për t’u përballë më këtë furinë opozitare në të gjitha anët. Krejt kjo shkon në funksion të nxjerrjes në plan të dytë të gjitha aferat e korrupsionit që kanë fillu të shpërfaqin fytyrën e vertetë të kësaj qeverie”, u shpreh ai.