Monday, October 14, 2024
spot_img

“Me një vrasës, kriminel të veriut”, koha kur Kusari-Lila “shokohej” për komunikimin e Haradinajt me Radoiçiqin

Mimoza Kusari-Lilës iu është publikuar një përgjim dje me kryeterroristin Milan Radoiçiq, në të cilin dëgjohej duke u koordinuar për një projektligj dhe një gjykatës të Gjykatës Kushtetuese. Sidoqoftë, para disa vitesh ajo është shtirur kinse nuk e njeh Radoiçiqin, duke iu referuar si “njëfarë…”. Ajo ndjente “shok” po ashtu kur fliste për komunikimin e atëbotë Ramush Haradinajt kryeministër me Radoiçiqin.

Në një intervistë të 2018-ës, Kusari-Lila shprehej kinse nuk ia dinte saktësisht emrin Radoiçiqit, ndonëse thoshte ia dinte të bëmat dhe të kaluarën kriminale. Ajo shokohej se si kryeministri i asaj kohe, Ramush Haradinaj, fliste me Radoiçiqin, shkruan Insajderi.

Njëjtë sikurse e ka kryeministri i vendit me një kriminel të veriut, Milan Radoiçiqi nëse nuk gaboj emrin e tij… Por sidoqoftë kjo është çështje tërësisht e cila… Të paktën ai deklaron se e takon. Përderisa flasim për një njeri që ka precedent penal dhe për një njeri që mund të jetë potencialisht iniciatori i vrasjes së një politikani tjetër, unë nuk e di se çka tjetër t’i shtohet kësaj bisede”, deklaronte Kusari-Lila më 2018-ën.

Përgjatë ditës së djeshme mediumi Paparaci ka publikuar një përgjim që prezanton koordinimin e Kusari-Lilës me Radoiçiqin. Kjo bisedë, sipas mediumit, është zhvilluar në javën e dytë të qershorit të 2022-ës, në kohën kur Radoiçiq veçse ishte në listën e zezë të SHBA’së.

Kusari-Lila, siç vërehet në përgjim, synonte t’i siguronte votat për kalimin në kuvend të Projektligjit për Pagën Minimale edhe nga Lista Serbe.

Komunikimi ishte realizuar me ndërmjetësimin e Sllavko Simiqit, ish-homologut të Kusari-Lilës nga Lista Serbe.

Radoiçiq përgjatë komunikimit i kërkon Kusari-Lilës që t’ia votojë një gjykatës në Gjykatën Kushtetuese në këmbim të kësaj. Shefja e grupit parlamentar të VV’së përfshihet në negociata, duke mos e mohuar as pohuar se do ta mbështesë këtë nismë.

Hajt, shohim tani…”, është përgjigja në përgjim, ku Kusari dëgjohet t’i ketë thënë Radoiçiqit.

Për këtë, Kusari-Lila ka dal me reagim rreth bisedave të publikuara ndërmjet Milan Radojiçiq. Ajo këto biseda i quajti montazha duke thënë se Slavko Simiqin e kishte nxjerrë jashtë nga zyra.

Këta, të njëjtit, me çdo kusht po duan t’ja bëjnë avokatin dhe argatin. Po e mbrojnë Radojçiqin me sound bites dhe montazha të bisedave me ish deputetin Slavko Simiq, e fundit bisedë në qershor të 2022-tës, pas së cilës ai u nxorr jashtë nga zyra ime. Megjithatë, shihet se hallin e kanë të madh përderisa bëjnë permutacione të së njëjtës bisedë për të pestën herë. Kësaj radhe në ditën e seancës gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë”, ka shkruar Kusari-Lila.

Por të kotë e kanë. Me 9 shkurt do ta marrin përgjigjen. Radoiçiqi dhe krejt aleatët e mbështetësit e tij janë të mundur dhe kurrë më nuk kthehen në Kosovë, përveç se duarlidhur. Atyre të cilëve po ju mungon, duhet të mësohen pa të.  Nuk ka luftë hibride që na përkul”, ka deklaruar shefja e deputetëve të LVV-së”, tha ajo.

Shefi i Kusarit, Albin Kurti, e pati një përgjigje të çuditshme lidhur me përgjimet. Ai i pa këto si “luftë hibride” në drejtim të qeverisë.

Ju porsa e thatë se në këtë moment ka pasur një përgjim ndaj shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila. Unë kam përshtypjen se këto kohë do të intensifikohet lufta hibride ndaj Qeverisë sonë dhe Grupit tonë parlamentar”. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit