Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi, prej kohësh është tërhequr nga jeta publike, duke bërë që fansat vazhdimisht të kërkojnë rikthimin e tij.
Shumë njerëz kërkojnë nga ai një rikthim, një album apo edhe koncert. Miqësi të humbura, disa vite i tërhequr nga tregu muzikor dhe prej muajsh asnjë shenjë nga rrjetet sociale.
Megjithatë, është vënë re një lëvizje e fundit që artisti ka bërë në “Instagramin” e tij.
Ai ka ndryshuar foton e profilit me një mesazh për fansat e tij.
Nuk dihet nëse ky është titulli i albumit më të ri, apo paralajmërim për diçka më të madhe.