spot_img
spot_img
Saturday, January 18, 2025
spot_img
spot_img

Me nderime varroset Anton Berisha

Shkruan: Lekë MRIJAJ

Bazuar në shumë dëshmi dhe të dhënat zyrtare të Republikës së Kosovës, Anton Berisha, i kushtoi jetën përkushtimit ndaj atdheut. Ai, ishte një figurë karizmatike, e njohur për kontributet e tij të shumta në ndërtimin dhe forcimin e institucioneve të Kosovës. Që nga rinia e tij, ai u angazhua në Lëvizjen Kombëtare të viteve ’90, duke shërbyer si një nga të besuarit e Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova.

Puna e tij diplomatike ishte një shtyllë kyçe në procesin e shtetformimit dhe ndërkombëtarizimit të Kosovës. Në vitin 2009, Berisha u bë pjesë e brezit të parë të ambasadorëve të Kosovës së re. Si ambasador i parë i Kosovës në Slloveni, ai ndërtoi ura bashkëpunimi midis dy vendeve, duke avancuar marrëdhëniet bilaterale. Më vonë, ai shërbeu si Zëvendësministër i Punëve të Jashtme, Këshilltar Diplomatik i Kryeministrit dhe si përfaqësues diplomatik i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë në Vatikan. Një kontribut i gjithanshëm. Përveç angazhimeve diplomatike, Anton Berisha pati një karrierë të pasur në institucione të tjera. Nga viti 1996 deri në 2006, ai ishte këshilltar i ipeshkvit të ndjerë të Kosovës, Imzot Mark Sopi, një periudhë që dëshmon përkushtimin e tij ndaj çështjeve shpirtërore dhe shoqërore. Gjithashtu, ai shërbeu në OSBE dhe drejtoi me njē profesionalizëm Autoritetin Rregullator të Telekomunikacionit (ART) nga viti 2004 deri në 2009. Përvoja e tij përfshinte edhe poste të rëndësishme në kompani vendore dhe ndërkombëtare, ku la gjurmë të thella me profesionalizmin e tij.

spot_img

Ndaj me një ndjenjë të thellë pikëllimi dhe respekti, qytetarë të shumtë politikanë, intelektualë, shkrimtarë nga Kosova e saja, sot, kanë bërë homazhe duke kujtuar, respektuar, nderuar jetën dhe veprën e intelektualit e ish-ambasadorit Anton Berisha.

Homazhet për të ndjerin Anton K. Berisha u zhvilluan në Kishën Katolike “Shën Katarina” në Pejë, ku mesha e shenjtë u bashkëcelebrua nga ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, dhe meshtarë të tjerë, përfshirë don Lenc Sopin, famullitar i Pejës, don Shan Zefin, Vikar i lartë i Dioçezës së Kosovës, don Marjan Uka-Sheqerin dhe don Lush Sopin, famullitar i Bishtazhinit. Pas meshës, ceremonia mortore vijoi në varrezat e qytetit, ku pjesëmarrësit e shumtë, përfshirë figura politike (si Ramush Haradinaj ish kryeministër i Kosovës etj.) intelektual dhe qytetarë të zakonshëm i dhanë lamtumirën e fundit.

Gjatë ceremonisë, don Lush Sopi lexoi një letër lamtumire prekëse, duke nënvizuar mirënjohjen për jetën dhe trashëgiminë e pasur të Anton Berishës. Po ashtu, don Lenc Sopi lexoi një telegram ngushëllimi nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke shprehur respektin institucional për kontributin e tij.

Vlen të potencohet se ish ambasadori, Anton Berisha mbetet një figurë model e figurë frymëzimi për brezat e ardhshëm intelektualë, diplomatë dhe atdhetarë. Kontributet e tij të gjithanshme dhe përkushtimi i pashoq ndaj Kosovës do të mbeten të gjalla në kujtesën kombëtare. Veprat e tij janë një testament i qartë i dashurisë për vendin dhe popullin.

E gëzoftë jetën e pasosur! Pushoftë në paqe!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit