spot_img
Saturday, November 9, 2024
spot_img

“Me LDK-në gjithmonë nisin epokat e shpresës për Kosovën”, Bejta zyrtarizohet si kandidate për deputete

Fiknete Bejta do të jetë kandidate për deputete nga dega e LDK-së në Prishtinë. Kjo u zyrtarizua dje në tubimin e mbajtur në Prishtinë ku i pranishëm ishte edhe Lumir Abdixhiku.

“Kosova e pret ndryshimin dhe LDK është gati për Kosovën. Në Prishtinë dje nisëm Turneun e Ndryshimit, ku mes 20 të nominuarve nga Prishtina për kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025, do ta gjeni edhe emrin tim. Nga tubimi i mbrëmshëm, u dëshmua se tashmë ka një energji dhe vullnet të jashtëzakonshëm si asnjëherë më parë në LDK, por edhe një vizion dhe një program qeverisës të vërtetë që do t’i shërbejë Kosovës dhe qytetarëve të saj. Me LDK-në gjithmonë nisin epokat e shpresës për Kosovën dhe ky është moment i një kthimi të madh, që e kthen fuqishëm besimin dhe e rindezë dëshirën për punë dhe zhvillim.”, shkruan Bejta në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit