Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka postuar përmbledhur në një fotografi deklaratat e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave Donika Gërvalla e Elbert Krasniqi.
Të tre këta thanë se Ura e Ibrit nuk do të hapet tani, pasi janë duke pritur vendet e QUINT-it dhe KFOR-in.
Me këto deklarata ka ironizuar kreu i PSD-s, Dardan Molliqaj.
“A me koordinim a pa koordinim’, ka pyetur Qeverinë, Molliqaj, përmes një postimi në Facebook, të shtunën.