Futbollisti Belgin Jashari, ka rrëfyer edhe për raste të tjera ku kanë pre e incidenteve raciste në Kosovë.
Më 21 prill, ai u sulmua fizikisht gjatë një loje që ekipi i tij e pati ndaj ShF Arsenalit.
Ndër të tjera, ai ka rrëfyer në Klan Kosova edhe për incidente të tjera racizmi ndaj tij. Sipas Jasharit, një të tillë e kishte edhe në Podujevë.
“S’ju tregova as në shpi që ka ndodh ky send. Se, jam mësua, a pe din, shkova në Podujevë qishtu tu më gju me çadra, me shishe, tu më ofendu, gati u mësova. Gati në çdo ndeshje tu më ofendu lojtarët, tu më sha, tu më thanë sene që po e kuptoj tash. Kur kam shku në shpi kam shku nervoz”, deklaroi Jashari.
Babai i tij po ashtu bëri të ditur se për rastin e të birit u njoftua nga mediat, meqë Belgini s’kishte treguar në shtëpi fare për sulmin ndaj tij.