spot_img
Saturday, October 26, 2024
spot_img

“Më ka zhveshur lakuriq…”/ Flet 82-vjeçarja që u dhunua nga nusja në Shkodër

82-vjeçarja Nazmie Buci, një e moshuar nga Shkodra e cila pretendon se u godit fizikisht nga nusja e djalit të saj, shtetasja Elmira Buci, 43 vjeçe, ka folur në një intervistë për emisionin ‘People’ për Euronews Albania, ku ka rrëfyer të vërtetën e saj.

Sipas dëshmisë, nusja e shtëpisë e ka goditur vjehrrën me bastunin e kësaj të fundit me të cilin lëviz e moshuara. Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasen Elmira Buci pas denoncimit të këtij rasti ndërsa e moshuara tregon se si u dhunua nga nusja e saj…

“U kap nusja me mua. Më kapi shkopin se unë eci me shkop se jam me ishemi, edhe më goditi. Më lej gjaku. Kam shkuar në banjë, më ka hedhë 3 safa uji banje. Më ka zhvesh lakuriq edhe më ka dhënë një këmishë për të veshur. Unë nuk i thashë asgjë, çfarë t’i thoja. Edhe më përpara m’i ka shkulur flokët. Edhe korridorin, se e len të lagët pak, e kam fshi me shpinë, tërë ujin. Më ka ngrejt për këmbësh edhe zvarrë”, ka thënë Nazmie Buçi.

Djali i 82-vjeçares, shtetasi Ylli Buci, 50 vjeç pasi erdhi nga puna as nuk e dërgoi në spital nënën e tij dhe as nuk lajmëroi policinë për të denoncuar rastin por kritikoi të emën duke i thënë se pse ke bërë fjalë me nusen.

“Djali ka qenë në punë, kur erdhi i dëftova. ‘Nënë pse u kape me të më tha?’ ‘Po nuk u kapa more’, i thashë. Djali s’ka qenë në shtëpi, edhe kur ka ardhur veç më ka pastruar fytyrën, nuk më ka çuar në spital”, ka thënë Nazmie Buçi.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë më 10 shtator, ndërsa një ditë më pas kanë qenë komshinjtë që pasi e kanë parë se në çfarë gjendje është, kanë telefonuar policinë dhe ambulancën. Nazmie Buci nuk mundi të lajmërojë askend sepse nusja e saj i kishte thyer edhe celularin.

“Mora telefonin se doja të lajmëroja policinë, ma kapi nga dora, ma hodhi përtokë. Djali shkoi në punë në orën 06:00. Provova të dilja, më panë komshijet. ‘Uuu si je bo, po më dhimbesh kështu’, thanë. ‘Hajde s’ka gale, Allahu ia bëftë asaj’, thanë ato. Pastaj kanë lajmëruar Policinë, se di më tej. Më trokiti Policia te porta, më pyetën kush të ka dhunuar thanë. Më ka dhunuar nusja i thashë. Dua t’i bëj padi nuses”, tha më tej Nazmie Buçi.

82-vjeçarja bën edhe një apel për të gjitha gratë shqiptare.

“Unë 82-vjeçe të më bëjë kështu. Nuset duhet të jenë më të sjellshme, t’i trajtojnë vjehrrat si nënat e tyre”, përfundoi e moshuara.

Shtetasja Nazmie Buci po merr mjekim në spitalin e Shkodrës dhe sipas bluzave të bardha ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nusja e e djalit të saj ndodhet në qelitë e paraburgimit, në pritje të vendimit të gjykatës pas akuzës për dhunë në familje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit