Thursday, October 17, 2024
spot_img

Me ftesë të Macronit, Osmani përfaqëson Kosovën në samitin e krerëve shtetëror të Frankofonisë

Me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e krerëve të shteteve të kësaj organizate.

Gjatë qëndrimit në Paris, Osmani do të ketë adresim në një nga seancat e Frankofonisë, gjersa do të takojë edhe homologë të saj.

“Presidentja dhe Zotëriu i Parë janë ftuar në darkën zyrtare të shtruar nga Presidenti Macron në Pallatin Élysée, në drekën zyrtare të shtruar nga Sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, si dhe në një sërë aktivitetesh përcjellëse në kuadër të Samitit,” thuhet në njoftimin e presidencës.

Ky samit mbledhë krerët e shteteve anëtare, anëtarë të asociuar, anëtarë vëzhgues, përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe të ftuar te tjerë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit