Kryetarja e partisë “Guxo”, Donika Gërvalla nuk iu përgjigj pyetjes se me kë do ajo të bëjë koalicion në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ajo u shpreh se nuk i pëlqen të përgjigjet ndaj pyetjeve hipotetike, ndërsa shtoi se beteja është a po përfaqësohet mendimi i sovranit apo jo.
“Unë nuk kam qejf t’u përgjigjem aspak pyetjeve hipotetike. Askush nuk e mohon të drejtën e qytetarit për të votuar kë do qytetari të votojë. Beteja është që të nxjerrim sa më shumë qytetarë, me qëllim që pasqyra të jetë sa më reale edhe sa më e drejtë.
Kjo është beteja e vërtetë, sepse kemi një pjesëmarrje në zgjedhje, në një përqindje të vogël, atëherë gjithmonë mbetet dilema se a është duke u përfaqësuar mendimi i sovranit apo jo?”, tha Gërvalla.