Friday, July 18, 2025
spot_img

“Me aeroplan ushtarak është bartur kokainë në Shqipëri”, përplasje në studio mes Kajazit e Shalës (VIDEO)

Sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është folur për Shqipërinë dhe situatën atje, ku pasur edhe mospajtime në studio.

Mospajtimet ishin mes dy opinionistëve, Azdren Shala dhe Vehbi Kajtazi.

“Unë mendoj që pikërisht tek ato arrestimet e shumta që janë bërë nga ish-ministrat e Ramës, tek shqiptarët kjo është perceptuar si pozitive, sepse kjo e hedh poshtë akuzën që Rama e ka të kapur sistemin e drejtësisë”, është shprehur Shala.

Ndërkaq, Kajtazi tha se Edi Rama e ka sulmuar SPAK-un për Erion Veliajn, përcjell Klankosova.tv.

“Për Erion Veliajn, Edi Rama e ka sulmuar direkt SPAK-un, e ka sulmuar brutalisht”, është shprehur Kajtazi.

Mospajtimet e tyre kanë vazhduar edhe më tej, ku Kajtazi tha se në Shqipëri është bartur kokainë me aeroplan ushtarak.

“Me aeroplan ushtarak është bartur kokaina në Shqipëri, në qeverisjen e Edi Ramës”, u shpreh ai.

E në lidhje me këtë, një kundërpërgjigje e pati Azdren Shala,

“Kjo është akuzë e Vehbisë. Janë 12 vjet qeverisje, nuk po e tregon vitin. Ka mundësi është e vërtetë, nuk po e mohoj këtë pjesë, por krahas kësaj aty ka zhvillim, në aspektin infrastrukturor Shqipëria ka rilindur, në aspektin urban Shqipëria ka rilindur”, u shpreh tutje Shala.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit