spot_img
Thursday, March 6, 2025
spot_img

Me 85.46%, Abdixhiku del të jetë lideri me përqindjen më të lartë të votës së LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, njëherësh i cili ishte edhe kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, del të jetë lideri më i votuar që kishte në krye LDK-ja në krahasim me votat e partisë.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Abdixhiku ka gjithsej 146 mijë e 352 vota, nga gjithsej 171 mijë e 249 vota sa mori partia e udhëhequr nga ai, LDK. Ose 85.46%.

Këto të dhëna tregojnë se Abdixhiku del të jetë lideri me përqindjen më të lartë të votës së partisë dhe lë pas kryetarët e partisë që ishin më herët si: Fatmir Sejdiu, Isa Mustafa, Avdullah Hoti dhe Vjosa Osmani.

Fatmir Sejdiu në vitin 2007 kishte gjithsej 66 mijë e 633 vota, nga gjithsej sa kishte partia 129 mijë e 410.

Isa Mustafa në vitin 2010 kishte 130 mijë e 213, ndërsa në vitin 2014, 121 mijë e 59.

Përderisa Avdullah Hoti në vitin 2017 kishte 115 mijë e 693, e Vjosa Osmani 176 mijë e 16, nga gjithsej 206 mijë e 516 vota të partisë.

No description available.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit