spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Mbyllja e degëve të Postës së Serbisë në veri, Grenell i drejtohet Hovenierit – ka këtë kërkesë

Ish-i dërguari special amerikan i ish-presidentit amerikan Donald Trump për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, duke reaguar ndaj deklaratës së ambasadës së SHBA në Prishtinë lidhur me mbylljen e degës së Postës së Serbisë në veri të Kosovës, ka thënë se kundër Kurtit, “letrat e formuluara ashpër nuk funksionojnë”, dhe se Amerika ka mjetet për ta ndaluar atë përpara se të përshkallëzohet situata.

“Jeff, miku dhe ish-kolegu im, kjo është një tjetër letër e formuluar fuqishëm. Ti je më i fortë se kjo. Letrat e tua të formuluara ashpër nuk funksionojnë.

E kuptoj që Shtëpia e Bardhë aktuale po injoron Ballkanin dhe Kamala Harris as nuk e di se ku është Ballkani…por kjo është e papranueshme. Albin Kurti është problem dhe këtë e dinë të gjithë.

Shumë zyrtarë të administratës Biden-Harris dhe zyrtarë evropianë janë thjesht shumë të dobët – Kurti nuk është aspak afër që t’i shmanget deklaratave të tij (ndërsa ti as nuk ia përmend emrin). Ju keni mjetet për të dhënë pasoja – përdorni ato tani përpara se të vjen deri te përshkallëzimi”, ka shkruar Grenell në profilin e tij “X”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit