spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Mbyllet ecuria e 35 ndeshjeve pa humbje në Bundesliga, Leverkusen njoftohet me humbjen e parë

Bayer Leverkusen ka pësuar disfatë në xhiron e dytë të edicionit të ri të Bundesligas, një humbje e cila vjen pas një kohe të gjatë.

Skuadra e drejtuar nga Alonso është mposhtur me rezultat 3-2 në shtëpi të vet.

Pavarësisht se kishin avantazhin e dy golave, megjithatë skuadra mysafire përmbysi rezultatit, duke i realizuar tre gola radhazi.

Te Leverkusen sfidën e hapi Jeremie Frimpong, kurse 6 minuta më vonë, Leverkusen dyfishoi epërsinë përmes Grimaldos në minutën e 45-të.

E pak pa mbaruar pjesa e parë, mysafirët gjetën golin për ta ngushtuar epërsinë në minutën e 7-të të kohës shtesë përmes Kevin Kampl, për të shkuar në pushim me rezultat 2-1.

Në minutën e 57-të, rezultati u barazua nga sulmues Lois Openda.

Goli i përmbysjes së rezultatit erdhi në minutën e 80-të, kur sërish Openda realizoi, dopietën e tij dhe golin e tretë për klubin, që në fund doli të ishte fitues i ndeshjes.

Leverkusen kësisoj mbyll një ecuri prej 35 ndeshjeve pa humbje në Bundesliga, duke shkruar histori edicionin e kaluar si skuadra e parë që kompleton një sezon të tërë të Bundesligas pa një humbje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit