Sunday, October 13, 2024
spot_img

Mbi 60 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve shkollore

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se brenda 24- orëve kanë aplikuar në platformën e-Kosova gjithsej 60,244 prindër për subvencionimin e teksteve shkollore.

Nagavci u ka bërë thirrje prindërve të cilët nuk kanë aplikuar deri më tani që të shfrytëzojnë këtë mundësi.

“Një ditë më parë kemi hapur aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore në Platformën e-kosova.

Sipas të dhënave zyrtare, brenda 24 orëve kanë aplikuar gjithsej 60,244 prindër.

Inkurajojmë prindërit që nuk kanë aplikuar ende që ta shfrytëzojnë këtë mundësi”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit