Gjatë javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2025, Policia e Kosovës ka shqiptuar 534 gjoba.
Policia gjithashtu ka zhvilluar kontrolle të shtuara në të gjitha rrugët e vendit, me fokus te mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve, kamionëve dhe autobusëve.
Në kuadër të këtij plani janë vendosur 1 mijë e 414 pika kontrolli, ku janë inspektuar gjithsej 4 mijë e 967 mjete.