Ka përfunduar pas pesë orëve takimi i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës të hënën, takim që u thirr për të diskutuar pozicionin e partisë pas zgjedhjeve parlamentare.
Partia që doli e treta në zgjedhjet e 9 shkurtit diskutoi mbi rezultatin zgjedhor, performancën nëpër degë në Kosovë dhe në mërgatë si dhe pozicioni pas rezultatit final.
Kreu i partisë, Lumir Abdixhiku, ka thënë se pas takimit do të deklarohet për media.