spot_img
Friday, November 29, 2024
spot_img

Mbetet në dyshim e ardhmja e Rey Manaj

E ardhmja e Rey Manajt ende nuk është e konfirmuar përkundër se javë më parë tha se do të qëndroj te Sivasspor.

Sulmuesi shqiptar ka pasur një vit fantastik me klubin turk dhe nuk kanë munguar ofertat në drejtim të tij.

Pas ndeshjes së parë në kampionat, ku Sivasspori u përball me Trabzonsporin, Manaj është pyetur sërish rreth të ardhmes së tij.

Manaj fillimisht foli për lojën duke thënë se barazimi me Trabzonin ishte i drejtë duke parë atë çfarë dhanë dy skuadrat në fushë.

Ne e respektuam shumë kundërshtarin dhe e mbyllëm me një barazim 0-0. Ishte një rezultat i drejtë dhe tani të shohim për ndeshjen e radhës”.

Tutje sulmuesi shqiptar u pyet edhe për të ardhmen e tij, duke ngjallur spekulimet për një largim të mundshëm.

“Jam takuar me klubin për procesin e transferimeve. Gjërat janë ende në zhvillim. Nuk e di nëse do të qëndroj apo nëse do të largohem”.

“Mua më pëlqen shumë Sivas, më kanë trajtuar gjithmonë mirë këtu. Nëse është e mundur për mua të vazhdoj, padyshim që do ta bëj këtë”, deklaroi Manaj.

Sulmuesi nga Lushnja, sezonin e kaluar e mbylli si shënuesi i tretë më i mirë i Superligës turke, teksa me kombëtaren e Shqipërisë ka 7 gola të shënuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit