Mbështetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Alkena Dervishaj, e ka personalizuar bluzën me mbishkrim “Kryeministër Hajvan”.
Mes tjerash, në profilin e vet, ajo e quan Kurtin edhe si një thjesht “bullizues” dhe “adoleshent”.
“Kushdo që flet kundër tij është heretik, i përjashtuar dhe “hajvan”. Këtë e ka ngulitur thellë në nënvetëdijen e anëtarëve të kultit të tij, të cilët, si në çdo kult në histori, janë verbërisht të bindur se ajo që thotë lideri është profetike dhe absolute”, shkroi ajo.
