Ka dështuar për herë të 30-të me radhë përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ajo e radhës është caktuar për të premten, më 13 qershor.
Lidhur me këtë komentatori politik, Halil Matoshi ka thënë se ky ngërç është vetëm një blof i madh i Lëvizjes Vetëvendosje për me i shty zgjedhjet deri në vjeshtë.
“Kjo është veç një blof i madh i LVV-së me i shty zgjedhjet deri në vjeshtë dhe këta po mendojnë që me ia votu Albulenën menjëherë debllokohet situata. Albini e ka edhe një letër të fort në dorë, mosvotimin e nënkryetarëve, sidomos mosvotimin e nënkryetarit që vije nga Lista Serbe dhe mundet me e shty sa të dojë”, ka thënë Matoshi.