Ish-banores së Big Brother VIP Kosova 3, Anisa Veselit, iu premtua një gjë sa ishte në formatin e përmendur.
Ajo ka treguar se vuan nga skolioza dhe derisa po bënte rrëfimin, iu kumtua nga Alaudin Hamiti se një klinikë ka marrë përsipër të gjitha për shërimin e saj.
Megjithatë, kjo doli të jetë një mashtrim, e se ajo klinikë nuk merret fare me ndërhyrje.
Këngëtarja shqiptare ka zbuluar gjithçka në lidhje me ta dhe se si është mashtruar nga drejtuesja Albulena Krasniqi.
Artistja tani bën me dije se ka filluar procedurat ligjore dhe se rastin nuk do ta lë me kaq, duke theksuar se njerëzit kanë luajtur me jetën e saj.
Më poshtë ua sjellim postimin e plotë të Anisës (pa ndërhyrje):
Pas premtimeve të rreme dhe mashtrimit të publikuar në emisionin Big Brother VIP Kosova nga Klan Kosova, ku është ofruar një trajtim mjekësor i plotë për mua, por që ka rezultuar të jetë një mashtrim i pastër, kam vendosur të marr hapa të rëndësishëm për të mbrojtur të drejtat e mia dhe për të siguruar që drejtësia të vihet në vend.
Për këtë qëllim, kam angazhuar Shoqërinë e njohur të avokatëve, për të më përfaqësuar në këtë proces të rëndësishëm.
Ata do të punojnë për të siguruar që të drejtat e mia të respektohen dhe për të siguruar që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi për mashtrimin që më është bërë.
Ky është një hap i rëndësishëm për të garantuar se askush nuk mund të luajë me shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve të pambrojtur!
Drejtësia do të triumfojë”.