Ditën e sotme (e enjte) është martuar futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha.
Ai dhe partnerja e tij, Edona, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Të paktën kështu kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale duke ndarë një fotografi me ndjekësit në Instagram.

“08.08.2024”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.
Çifti po shkëlqen, Edona me fustan nusërie të bardhë dhe ylli i futbollit me kostum elegant të zi.

Mërgimi këtë vit ka qenë një nga emrat më të komentuar në media për shkak të historisë me Vesa Vllasaliun.
Ajo ka qenë e fejuar me të dhe bëri disa deklarata, sikurse ajo që shoqja e ngushtë ia mori burrin.
